Arkiva e lajmeve
                   

JUBILEU I FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS

19. maj 2017.

Suboticë – Fakulteti Ekonomik në Suboticë ka shënuar 57 vjetorin e punës së tij të suksseshme. Është organizuar ceremonia me mysafirë të shumtë nga vendi dhe jashtë vendit, ndërsa është organizuar edhe mbledhja shkencore dedikuar menexhmentit strategjik.

Gjatë afër gjashtë dekada të egzistimit të fakultetit nga këto banka kanë dalur dhjetra mijëra ekonomistë të diplomuar, magjistra dhe doktora të ekonomisë. Shumë prej tyre kanë pasur role udhëheqëse gjatë karierës së tyre.

“Shumë studentë tanë të mëparshëm dhe të tanishëm janë sipërmarrës, themelues të bizneseve familjare, menaxher të suksseshëm dhe udhëheqës në sektorin privat dhe publik, disa prej tyre me të vërtet kanë pasur mundësi që të marrin funksione të përgjegjshme”, tha dekani i fakultetit prof. dr Aleksandar Grubor.

Në fakultet momentalisht shkollohen më shumë se katër mijë student në Suboticë, por edhe në paralelet në Novi Sad, si edhe në Bujanoc, ku fakulteti përveç rolit arsimor ka edhe rolin politik dhe shoqëror.

 

 "Në këto memente të vështira, kur kemi deklarata shumë të papërgjeshme njëkohsisht kemi edhe veprime produktive të fakultetit. Arsimi zhvillohet pa asnjë problem”, konstaton Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ditën e fakultetit për vizitën e parë të tij në Suboticë e ka zgjedhur edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Oricio.

"Fakulteti Ekonomik në Subotivë është partner i rëndësishmë i misionit të OSBE-së në Serbi dhe pjesë e rëndësishme e Universitetit të Novi Sadit, para së gjithash për atë se kultivon shpirt multikulturor, inkluzion dhe diversitet”, theksoi ambasadori.

Me rastin e ditë së fakultetit në Suboticë ka filluar edhe mbledhja tradicionale shkencore e dedikuar për menaxhmentin strategjik, në të cilën do të marrin pjesë dhjetra pjesëmarrës nga gjithë bota.

Burimi: RTV dhe Trupi Koordinues