Arkiva e lajmeve
                   

"JETA PA DHUNË - PËR ÇDO FËMIJË"

29. janar 2018.

Vrajë, Bujanoc-Shoqata Qytetare “Nexus-Vrajë” po zbaton një projekt të titulluar "Jeta pa dhunë-për çdo fëmijë", pjesë e një projekti më të gjerë me titull "Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe promovimi i përfshirjes sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë" . Projekti është duke u zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë  e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë dhe UNICEF-it me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Fushata realizohet në 20 komuna në Serbi, ndërsa koordinatori i fushatës është Qendra e të Drejtave të Fëmijëve nga Uzhica dhe komunat dhe qytetet tjera pjesëmarrëse në program që përfshin qytetin e Vranjës dhe komunën e Bujanocit.

Në kuadër të realizimit të projektit u mbajt një shfaqje në shkollën fillore Jovan Jovanoviq Zmaj në Vranjë si pjesë e veprimit të përmendur. Pedagogu i shkollës Vesna Stankoviq thotë se veprimi  është dedikuar për jetën pa dhunë  dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse u mëson fëmijëve se çfarë mekanizmash ekzistojnë në shkollë dhe në qytet për t'i mbrojtur fëmijët nga dhuna.

Profesoresha e gjuhës serbe Vesna Prodanoviq e cila së bashku me fëmijët e ka përgatitur shfaqjen thotë se fjala në shfaqje ka të bëjë për zgjidhjen e situatave të dhunshme dhe se fëmijët kanë dhënë kontributin maksimal në realizimin e shfaqjes. Një nga nxënësit që morën pjesë në shfaqje, Illija Stamenkoviq dërgoi një mesazh të qartë se dhuna nuk është e mirë dhe  duhet të ndalet.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues