Arkiva e lajmeve
                   

JELENA NGA RAKOVCI PAS SHTËPISË KA FITUAR EDHE PUNË NË INDUSTRINË E DUHANIT

20. shkurt 2019.

Bujanoc - Në vetëm disa ditë, lumturia ka trokitur dy herë në derën e nënës së vetëmbajtëse Jelena Mitroviq (32 vjeç) nga fshati Rakovc dhe tri vajzat e saj.

Pasi u zhvendos në shtëpinë e re në fund të vitit të kaluar, Jelena u punësua për herë të parë në Industrinë e Duhanit në Bujanoc (DIB).

"Kjo do të thotë shumë për mua, sepse tani unë kam një punë," tha Jelena.

"Më në fund fitoj para për tre vajzat e mia që më presin në shtëpinë tonë të re për t'u kthyer nga puna", thotë nëna e Milicës (15), Emilisë (12) dhe Angjelës dhjetëvjeçare, të cilët kanë mbetur para dhjetë vjeteve pa atin Igorin, i cili tragjikisht ka vdekur në aksident trafiku për vdekjen e të cilit fajtori nuk është gjetur deri më sot.

Pas 10 viteve të vuajtjes së rëndë, kërkimit të pasuksesshëm për çdo punë, duke jetuar vetëm nga ndihma sociale dhe donacionet e njerëzme human, Jelena thotë se ftesa e DIB-it mbërriti pak pasi u transferua në një shtëpi të re, duke konfirmuar se pranë familjes Mitroviq janë përpara ditë më të mira.

Fakti që puna e pastrueses nuk është aspak e lehtë, sikur të mos ndikojë në këtë grua modeste pasi tregon se sa i është mirënjohëse ndaj drejtorit të DIB Bogoljub Tomiq.

"Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mos ndërprerë bashkëpunimin", tha Tomiq kur e pyetëm për mundësinë që Jelenës t`i bëhet zgjatja e kontratës së punës pas mbarimit të tre muajve.

Tomiq theksoi se kjo nuk ka të bëjë me të ashtuquajturën, punësim sezonal, por për me punën me afat të caktuar, e cila ishte e vetmja mënyrë e mundshme që Jelena të marrë një vend pune.

"Ne bëmë aq sa mundëm në këtë kohë dhe do të përpiqemi t'i ndihmojmë punëtorët tanë dhe familjen e saj dhe në ndonjë mënyrë tjetër", thotë njeriu i parë i DIB-it.

Sipas fjalëve të tij, një situatë e qëndrueshme në kompani lejon plane ambicioze, zbatimi i të cilave do të jetë me rëndësi të madhe dhe për të mirën e të gjithë punëtorëve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues