Arkiva e lajmeve
                   

“JAZZ DAY” NË NISH DHE VRAJË

29. prill 2015.

Nish – Dita Ndërkombëtare e Xhazit, 30 prilli, “Nishvillin” do të shënohet me koncerte në Nish dhe Vrajë, në të cilët do të performojnë muzikantët nga Bujanoci, Vraja, Leskoci dhe Nishi.

Në klubin e Nishit „Feedback”, të enjten, më 30 prill, prej orës 21, do të performojë Vojisllav Illiq kuintet, grupi i xhazitëve me përvoj nga Nishi të cilin e përbëjnë Marijan Cvetanoviq (fyell), Andreja Qiriq (saksafon), Vojisllav Illiq (piano elektrike), Vllada Karaxhov (bas) dhe Josip Harëll (bateri).

Do të shfaqen edhe muzikantët e rinj – nxënësit e projektit „Xhazi – shprehje multikulturore“, ndërsa programi do të vazhdohet me xhem seshnom, pastaj “Nishvilli“ fton të gjihtë muzikantët e xhazit, bluzit, soulit dhe fankut që të marrin instrumentet e tyre dhe ti bashkohen performancës.

Në festën e xhazit në Galerinë e Qytetit në Vrajë, prej orës 18 do të performojnë muzikantët e rinj nga Leskoci, Bujanoci dhe Vraja, pjesa e dytë e kandidatëve të projektit “Xhazi – shprehje multikulturore”.

Hyrja në të dy programet është falas.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues