Arkiva e lajmeve
                   

JAVA E FËMIJËVE NË BUJANOC

6. tetor 2022.

Bujanoc – Beograd - Fëmijët e entit parashkollor “Gëzimi ynë”, dhe paralelet e ketij institucioni ne shkollen "Naim Frasheri" në Bujanoc, në ditën e dytë të Javës së Fëmijëve, vizituan bibliotekën e qytetit “14. Nëntori”, ndërsa parashkollorët në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc mësuan për miqësinë dhe solidaritetin nga shokët e tyre më të mëdhenj të shkollës.

Nën sloganin “Çfarë i duhet një fëmije për t'u rritur në qiell”, parashkollorët e Bujanocit nga enti parashkollor dhe shokët e tyre nga paralelet “Naim Frashëri” u njohën me botën e librave në këndin e fëmijëve të bibliotekës së qytetit.

Fëmijët e entit parashkollor së SHF "Branko Radiçeviq" pritën nxënësit e klasave të larta të shkollës së Bujanocit, u shoqëruan me ta dhe shkëmbyen dhurata në shenjë miqësie dhe solidariteti.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues