Arkiva e lajmeve
                   

JAPONIA DHURON NGA 200 KOSHERE VRANJËS DHE BUJANOCIT

8. nëntor 2011.

Qeveria Japoneze nëpërmjet organizatës joqeveritare “JARC” nga ky vend, vendodhja e së cilës është në Shkup , për bletarët e komunave të vranjës dhe Bujanocit ka siguruar nga 200 koshere plotsisht të pajisura, ka deklaruar ndihmësi i kryetarit të vranjës për bujqësi Srgjan Vasileviq.

Vasileviqi tha që bletarët kosheret do t’i marrin në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm për ti anashkaluar harxhimet e mirmbajtjes përgjat dimrit.

“Kosheret jan plotsisht të pajisura duke përfshir edhe bletët të cilët i kan zgjedhur ekspertët nga universiteti i Shkupit dhe Beogradit. Bletarët të cilët do të marrin kto koshere do të ken të sigururar edhe vëzhgimin e eksperteve për një vit, e poashtu edhe mbështetjen për vendosjen e produkteve’’ tha Vasileviq.

Ai shtoi se kosheret do të ndahen sipas kriteriumeve të cilët i ka përcaktuar donatori, rrespektivisht do t’i dhurohen njerzve të rinjë të cilët sapo kan filluar të mirren më këtë punë e të cilët dëshirojn të jetojn në fshat. Vasileviqi tha se qyteti i Vranjës do t’i ndaj këto koshere në bashkpunim me dy shoqatat e bletarve të cilët funksionojn në këto qytete.