Arkiva e lajmeve
                   

JANË ZBULUAR 53 EMIGRANTË ILEGAL, JANË BURGOSUR KONTRABANDUESIT

24. mars 2015.

Nish – Pjesëtarët e MPB-së në Nish kanë zbuluar 53 shtetas të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin e Serbisë dhe kanë burgosur dy persona për shkak të dyshimit se kanë kontrabanduar njerëz, është kumtuar nga MPB-ja.

Në komunikatë thuhet se janë burgosur S.K (33) nga rrethina e Sërbobranit dhe Z.M. (19) nga rrethina e Preshevës.

Gjatë natës, në afërsi të  vendkalimit me pagesë Dolevac, në automjetin me targa të Novi Sadit, të cilin e drejtonte S.K., pjesëtarët e MPB-së kanë zbuluar 16 shtetas të Sirisë dhe një shtetas të Pakistanit, ndërsa në veturën me targa të Leskocit, për të cilën dyshohet se janë të falsifikuara, janë zbuluar 17 shtetas të Afganistanit dhe një shtetas i Sirisë.

Këtë automobile e drejtonte Z.M., ndërsa në vendin e shoqëruesit të shoferit ishte një person i mitur.

Siç thuhe në komunikatë, të dyshuarit kanë shkatërruar shënjën e ndalesës për pagesë dhe kanë tentuar që të ikin, mirëpo policia i ka ndaluar.

Gjithashtu në veturën me targa të Beogradit, janë zbuluar tetë shtetas të Afganistanit, tetë shtetas të Sirisë dhe dy shtetas të Indisë, ndërsa policia është në kërkim të shoferit

Të dyshuarëve i`u është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve, ku më pastaj me padi penale do të dërgohen prokurorisë përkatëse në Nish.

I mituri në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është dërguar në stacionin e pranimit të Entit për Edukim të Fëmijëve në Nish, ku më pastaj edhe kundër tij do të ngrehet padi penale përshkak të dyshimit se në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin dhe ka kontrabanduar njerëz, thuhet në njoftim.

Burimi: Akter, Alo, Studio B, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues