Arkiva e lajmeve
                   

JANË VENDOSUR „KARRIGAT E MIQËSISË” NË BUJANOC

17. prill 2014.

Bujanoc – Në shëtitoren pranë Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc janë vendosur dhe emëruar simbolikisht  „karrigat e miqësisë”. Fjala është për aksionin i cili zbatohen në kuadër të fushatës “mi-tu”. Karrikat janë vendosur nën performacën e organizatës së Qendrës Civile të Resursit nga Bujanoci. Këto janë vendosur për qëllim të mbledhjes së të rinjëve nga të gjithë pakicat kombëtare.

Fushata “mi-tu” realizohet në kuadër të projektit “Më barazo!”, i cili ka filluar në prill të vitit 2013, ndërsa zgjat një vit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit. Qëllimi i projektit është senzibilizimi i shoqërisë në katër komunat të jugut të Serbisë rreth vlershmërisë së rrespektimit të drejtave të pakicave, luftës kundër diskriminimit dhe inkluzionit. Projekti merret me grupat e pakicave të cilat janë më të diskriminuara në jug të Serbisë dhe të cilat përfshijnë pakicat etnike (shqiptare dhe rome), gratë, LGBT-in dhe personat me invaliditet.

Projekti “Më barazo!”, përpos fushatës publike, përfshin edhe edukimin e të rinjëve për veprim aktiv përmes gazetarisë dhe aktivizmit, si dhe formimit dhe punën e grupeve lokale dhe rajonale profesionale nga institucionet dhe organizatat të cilat merren me pakicat.

Këtë projekt e realizon shoqata “Generator”, me ndihmen finansiare të Delegacionit të UE-së në Serbi përmes programit të EIDHR-it.

 

Burimi: Trupi Koordinues