Arkiva e lajmeve
                   

JANË THARË BURIMET RRETH BUJANOCIT

11. korrik 2012.

Bujanoc – Në disa fshatra afër kufirit me Maqedonin në komunën e Bujanocit, furnizohen nga fillimi i korrikit nga rezervuarët (cisternat) sepse janë tharë burimet e ujit në atë rrethin, ka theksuar dje drejtori teknik i ndërmarjes publike “Komunalia” Sami Aliji.

Aliji theksoi se në terren çdo ditë del një rezervuarë e cila viziton fshatrat Sejac, Jabllanic, Vogance, Staraci i epërm dhe i poshtëm  dhe Brnjarin, kurse dje kanë kerkuar rezervuarë edhe fshatrat afër Bujanocit, Bozhinjevci dhe mahalla e strukarve në Tërrnocin e Madh.

“Për tash arrim ti furnizojm me ujë këto vende që qytetart i drejtohen komunës. Në pyetje janë vendet rurale ku uji është i nevojshëm edhe për kafshët, ku prej rezervuarve e marrin nëpër kazane e enë më të medhaja” ka thënë Aliji.

Për mes fjalëve të tij, tani për tani nuk ka problem për sigurimin e ujit në rrethin e qytetit të Bujanocit.Kryetari i bashkësis lokale të Jabllanicës Novica Nastasijeviq tha se ky fshat në brigjet e lumit të Pçinjës në afërsi të manastirit Shën Prohor Pçinjski, çdo vit mbetet pa ujin e pishem në periudhën e verës kur të thahet një burim prej të cilave banorët furnizohen.