Arkiva e lajmeve
                   

JANË SIGURUAR MJETE PËR VAZHDIMIN E PUNËS SË KUZHINËS POPULLORE

16. prill 2019.

Bujanoc - Për funksionimin e Kuzhinës Popullore në Bujanoc, janë siguruar 8.5 milion dinarë nga buxheti republikan për funksionimin në ciklin të ardhshëm 9 mujor.

"Meqenëse vetëqeverisja lokale e Bujanocit është e vetmja në Serbi, prej 77  në të cilat punojnë në kuzhinat popullore, ka refuzuar për vite me radhë të financojë punën e kuzhinës popullore dhe shuajtet për popullatën më të prekshme sociale, fondet janë siguruar nga Ministria e Punës", tha kryetari i Kryqit të Kuq të Bujanocit, Bratisllav Lazareviq.

Kuzhina popullore në Bujanoc është e dyta në Serbi nga numri i përdoruesve - 1200, dhe cikli tjetër, sipas Lazareviq, duhet të fillojë në fillim të korrikut.

Numri më i madh i përfituesve është nga komuniteti rom - 78 përqind, pasuar nga shqiptarët me 12, ndërsa serbët përbëjnë rreth 10 përqind.

Lista e përfituesve përcaktohet nga një komision i përbërë nga përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, qeverisjes vendore, Kryqit të Kuq dhe shoqatave të pensionistëve dhe punëtorëve me aftësi të kufizuara.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues