Arkiva e lajmeve
                   

JANË SHPALLUR ZGJEDHJET PËR ANËTARËT E KËSHILLIT NACIONAL TË PAKICËS NACIONALE SHQIPTARE

24. mars 2023.

Beograd - Më 24 mars 2023, Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogun social, Tomislav Zhigmanov, ka nxjerrë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare Shqiptare.

Duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve të rregullta për anëtarët e këshillave kombëtare, të mbajtura më 13 nëntor 2022, listat zgjedhore që fituan mandatet nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit, më 1 mars 2023, u shpërnda Këshilli kombëtar i pakicave kombëtare shqiptare dhe u formua një organ i përkohshëm drejtues që kryen detyra rjedhëse dhe të domosdoshme deri në konstituimin e një përbërje të re të këshillit kombëtar

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është marrë në bazë të nenit 35, paragrafi 3 i Ligjit për Këshillat kombëtarë të pakicave nacionale, i cili përcakton se pas shpërbërjes së Këshillit Kombëtar, zgjedhjet e reja për anëtarët e tij do të shpallen brenda 60 ditëve nga shpërbërja, në mënyrë që ato të mbahen në 45 ditët në vijim.

Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit nacional të pakicës kombëtare Shqiptare do të mbahen përmes kuvendit elektoral më 7 maj 2023 në Bujanoc. Në këto zgjedhje do të zgjidhen 15 anëtarë të Këshillit kombëtar të pakicës kombëtare Shqiptare.

Ftesa publike për të gjithë elektorët që të paraqesin me kohë paraqitjet me shkresë për aplikim në kuvendet elektronike, informacione të mëtejshme dhe dokumentacion tjetër përkatës janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë: www.minljmpdd.gov.rs.

Paraqitjet  elektronike dorëzohen drejtpërdrejt në adresën e Ministrisë së të drejtave të njeriut dhe dialogut social, Bulevar Mihajla Pupina 2, Beograd. Afati i Fundit për dorëzimin e paraqitjeve elektronike është   data 7 prill 2023.

Burimi: Ministria për të drejtat e njeriut dhe dialogut social, Shërbimi i Trupit koordinues