Arkiva e lajmeve
                   

JANË SHKATËRRUAR 1600 COPA TË MUNICIONIT

17. tetor 2013.

Beograd-Organizata e Norvegjis ndihma e popullit ka përfunduar deminimin dhe pastrimin e monicioneve thërrmuese në komunën e Bujanovcit,ku është pastruar hapsira më shumë se 825.000 m2, ku janë gjetur dhe shkatërruar 93 copë e municioneve thërmuese dhe 7 artileri të tjera të pa shpërthyera.

Burimet financiare për realizimin e Programit për deminimin - pastrimin e municioneve thërmuese në komunën e Preshevës,Bujanovcit dhe Korshumlijës ka siguruar ministria e punëve të jashtme e Norvegjijës. Në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit me Serbinë,programi është kryer nga organizata NPA në bashkpunim me qendrën për deminim të Sërbis.

Operacionet në komunën e Preshevës kanë filluar në fund të prillit 2011,kurse pastrimi ka përfunduar në prill 2012.Në Korshumli puna ka filluar në maj 2012 dhe ka zgjatur deri në mes të prillit 2013,ndërsa prej 20 prill deri në mes të tëtorit 2013 pastrimi I municioneve thërmuese është kryer në komunën e Bujanovcit.

Në përgjithësi në Preshevë,Korshumli dhe Bujanovc,NPA ka pastruar hapsirën prej 2.705.119m2, kanë gjetur dhe kanë shkatërruar 869 copë municioneve thërrmuese dhe 711 copë altileri të pa shpërthyera.

Burimi:FoNet dhe Trupi Koordinues