Arkiva e lajmeve
                   

JANË NËNSHKRUAR KONTRATAT MBI REVITALIZIMIN E RRUGËVE

13. korrik 2016.

Medvegjë – Në bazë të Rregullores mbi themelimin e programeve të mbrojtjes, rregullimit dhe përdorimit të tokave bujqësore për vitin 2016 dhe konkursit për rregullimeve të rrugës në fusha, të cilat i ka shpallur Ministria e Bujqësisë, dje janë nënshkruar kontratat me 59 njësi të vetqeverisjeve lokale të cilat janë përbushur kushtet të parapara në Rregullore dhe konkurs.

„Vlera e përgjithshme e kësaj ivestimi është 691,6 milionë dinarë, ndërsa pjesëmarrja e Ministrisë së Bujqësisë është 304 milionë dinarë dhe me këto mjete të cilat plotësisht do të përdoren duke iu faleminderuar nënshkrimin e kontratës, në 120 ditët e ardhshme do të rregullohen rreth 905 kilomentra të rrugëve”, ka thënë ministresha e bujqësisë Bogosavleviq Boshkoviq, duke shtuar se në revitalizimin e rrugëve do të angazhohen kompanitë vendore.

Në emër të komunës së Medvegjës kontratën e ka nënshkruar kryetari i kësaj komune Nebojsha Arsiq. Në komunën e Medvegjës do të revitalizohen 80.400 m2. Për këtë qëllim nga buxheti i Serbisë do të ndahen 7.676.203 dinarë, ndërsa nga buxheti i komunës së Medvegjës 9.882.596 dinarë.

Sipas fjalëve të Nebojsha Arsiqit, menjëhrë do të shpallet prokurorimi publik për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë, në mënyrë që të niset me punimet.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues