Arkiva e lajmeve
                   

JANË NDARË SHPËRBLIME NË TË HOLLA PËR NXËNËSIT ROM NË BUJANOC

10. prill 2017.

Bujanoc – Në Bujanoc më 8 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, 55 nxënës të nacionalitetit rom, të cilët ndjekin shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava”, kanë marrë shpërblimet në të holla.

Sipas fjalëve të Kenan Rashitoviqit, drejtorit egzekutiv të Forumit Rinor për Edukim të Romëve (OFER), për këtë qëllim nga buxheti komunal janë ndarë 191 mijë dinarë, kështu që për 13 nxënësit më të mirë kanë marrë nga 5 mijë dinarë, ndërsa tjerët nga 3 mijë dinarë.

Qëllimi i këtij aksioni ka qenë motivimi i fëmijë të nacionalitetit rom për shkollim dhe arsim të mëtutjeshëm.

Pas kësaj në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” është mbajtur tryezë e rrumbullakët në temën “Romët dhe bashkëisa lokale në komunën e Bujanocit”.

Në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë përfaqësuesit e OFER-it, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, eksperti për pakica dr Goran Bashiq, kryeshefët e komunave dhe deputetët popullor.

Qeveria e Serbisë ka mirtuar Strategjinë e re për Përfshirje Sociale të Romëve dhe Romeve deri në vitin 2025, e cila është harmonizuar me politikat publike, mundësitë dhe trendet ekonomike, por edhe standardet ndërkombëtare dhe standardet e UE-së në këtë fushë.

Masat nga Strategjia janë drejtuar në fushën e arsimin, punësimit dhe përforcimit ekonomik, si edhe në fushën e banimit dhe mbrojtjes sociale.

Burimi: Jugpres, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues