Arkiva e lajmeve
                   

JANË NDARË BURSAT BXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NXËNËSVE PA PRINDËR SI DHE NXËNËSVE TË VARFËR

29. shtator 2009.

Në bazë të kriteriumemeve saktësisht të definuara të konkursit për shpërndarjen e bursave nga buxheti në dispozicion, Trupi Koordinues do të shpërndajë bursa për 151 nxënës – 57 nga Presheva, 55 nga Bujanoci si dhe 39 nga Medvegja. Vlera e përgjithshme e bursave të shpërndara për këtë vit është tre milionë e njëzet mijë (3.020.000) dinarë. Bursa kanë fituar të gjithë nxënësit bonjak (jetimë) pa njërin apo të dy prindërit si dhe nxënësit nga familjet e varfëra, e njëherit të kenë sukses të mirë shkollorë gjatë shkollimit. Në konkursin të cilin e ka shpallur Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë më 25 qershorë të vitit 2009, janë paraqitur 819 nxënës nga shkollat e mesme prej të cilëve 444 nga Presheva, 256 nga Bujanoci dhe 119 nga Medvegja. Vërejtjet eventuale si dhe lutjet  në lidhje me renditjen e kandidatëve mundë të dërgohen në Shërbimin e Trupit Koordinues dhe ate tetë ditë pas paraqitjes së listës së kandidatëve.

Ky është viti i parë që nga formimi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që në buxhetin e sajë janë shpërndarë mjete për bursat e nxënësve. Aktivitetet e tilla janë në përputhje me katër aktivitetet e Trupit Koordinues: arsimi, qështjet sociale, zhvillimi ekonomik dhe përforcimi i kapaciteteve të sektorit joqeveritarë në këto komuna.

Konkursi për ndarjen e bursës nxënësve të shkollave të mesme për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Rang lista e nxënësve nga Presheva
Rang lista e nxënësve nga Bujanoci
Rang lista e nxënësve nga Medvegja