Arkiva e lajmeve
                   

JANË HAPUR PARAQITJET PËR GRANTE PËR HULUMTIME DHE RAPORTIME MBI PROBLEMIN GLOBAL TË SHKAKTUAR NGA KORONAVIRUSI (AFATI: 31 DHJETOR 2020)

26. maj 2020.

Washington-Qendra Pulitzer fton redaksitë e lajmeve të interesuara dhe gazetarët e pavarur të bëjnë kërkesë për grante kërkimore për problemin në zhvillim global të shkaktuar nga koronavirusi.

Redaksitë e interesuar dhe gazetarët mund të aplikojnë për grante deri më 31 dhjetor 2020.

Qendra Pulitzer për Raportimin e Krizave  si një organizatë jofitimprurëse që mbështet gazetari të pavarur botërore  është në kërkim të propozimeve që zhvillojnë qasje novatore për raportimin e krizës së re të koronavirusit duke përdorur bashkëpunimin midis gazetarëve dhe redaksive të lajmeve përtej kufijve

Është e nevojshme të përqëndrohemi në çështje sistemike për të cilat nuk janë shkruar mjaftueshëm deri më tani dhe të cilat ishin baza e krizës së shkaktuar nga virusi.

Thirrja është e hapur për gazetarë nga vende të ndryshme dhe grupe shoqërore, racore, etnike dhe nën-përfaqësuara që duan të raportojnë për krizën e shkaktuar nga virusi korona.

Informacione të mëtejshme janë në dispozicion nëhttps://pulitzercenter.org/coronavirus-news-collaboration-challenge.

Burimi: Qendra Pulitzer dhe Trupi Koordinues