Arkiva e lajmeve
                   

JANË GËRVISHUR DISA VETURA NË BUJANOC

27. shkurt 2014.

Bujanoc – Mbrëmë në qytetin e Bujanocit janë gërvishur disa vetura të cilat kanë qenë të parkuara në qendër të qytetit.

Kryeshefi i Administratës Policore në Vranjë, Sllagjan Velinoviq, ka vërtetuar në mëngjes se deri më tani në stacionin policor në Bujanoc janë paraqitur njëzet qytetar të cilëve personat të panjohur iu kanë gërvishur veturat.

„Janë gërvishur veturat të cilat kanë qenë të parkuara në qendër të qytetit, ndërsa sipas vlerësimeve vetura të gërvishura janë pesëdhjetë”, ka thënë Velinoviq dhe duke shtuar se policia intenzivisht është duke punuar në zbardhjen dhe gjetjen e kryerësve të këtyre veprave.

Organi hetimor do të kontrolloj edhe inçizimet e kamerave vëzhguese të cilat janë të venduara në disa objekte në qendër të Bujanocit.

Sipas pretendimeve të pronarëve të vetuarave, veturat janë të gërvishura me gozhdë ose ndonjë send të ngjajshëm.

Interesante është se në shumicën e rasteve është gërvishur pjesa e përparme e veturave, ndërsa pronarët vlerësojn se në këtë mënyrë janë dëmtuar dhjetra vetura.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion që ky dëmtim i veturave me përmasa të mëdha, ka motiv etnik apo politik.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues