Arkiva e lajmeve
                   

JANË ELEMINUAR MINAT E MBETURA NË DOBROSIN TË BUJANOCIT

7. dhjetor 2018.

Bujanoc - Katër lokacione në territorin e Bujanocit të dyshuara për mina të mbetura, në brezin drejt vijës administrative, tani janë të sigurta. Qendra për Deminim ka përfunduar projektet për këtë vit. Pastrimi në terren u financua nga qeveritë e Serbisë, Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Në fshatin Luçan, pesëdhjetë metra nga shtëpitë dhe rrugët lokale, u gjet një minë anti-këmbësorike. Është hequr në mënyrë të sigurtë dhe e tërë zona prej 73.200 metra katror është pastruar. Edhe në Dobrosin, Topolska Mahalë dhe Gjorgjevaçki Rida, deminereërt kanë kontrolluar terrenin.

"Dy lokacione janë në fshatrat e braktisura dhe terren i paarritshëm për automjetet, për punë është e mirë për shkak të ndotjes së ulët. Minimum kanë qenë 10 deminerë por ky numër ka shkuar edhe deri në 20 në varësi të mundësive", thotë deminuesi Alexander Kusmuk.

Në sipërfaqe prej gjysmë milion metra katrorë u gjetën 24 mina anti-këmbësorike, 4 municione të pashpërthyera dhe 1300 municione të vogla. Nga kategoria e zonave të dyshimta këto kanë kaluar në zona të sigurta.

"Është e veçantë Zonëa Tokësore e Sigurisë, pas përfundimit të konfliktit të armatosur ka mbetur shumë e rrezikshme. Është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit që jetojnë këtu dhe për ata që kanë nevojë të bëj që të kalojë këtyre rrugëve, se këto vende janë të sigurta", tha Stojança Arsiq, zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit.

"Me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe me mbështetjen e donatorëve Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koresë së Jugut, dhe do të theksoj se në tetor kemi nënshkruar një marrëveshje me donatorin e ri, Japoninë. Japonia do të financojë projektin në vlerë prej 570 mijë euro vitin e ardhshëm", tha Jovica Simonoviq, Drejtor i Qendrës për Deminim.

Qendra për Deminim planifikon edhe katër projekte vitin e ardhshëm, duke eksploruar terrenin në Bujanoc, Nish, Sjenicë, Kopaonik.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues