Arkiva e lajmeve
                   

JANË DORËZUAR PLLAKAVE TË KONVENTËS EUROPIANE PËR BARAZI GJINORE

8. dhjetor 2015.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Nënkryetarja e Qeverisë dhe kryetarja e Trupit Koordinues për Barazi Gjinore, Zorana Mihajlloviq, ka deklaruar se punësimi i grave në Serbi është 35, ndërsa i burrave 50 përqind, duke porositur se kjo flet që gratë janë ende jo të barabarta.

Zorana Mihajlloviq, me rastin e dorëzimit të pllakave mbi Konventën Europiane për Barazi Gjinore për kryetarët e 34 komunave të Serbisë, ka rikujtuar se këtë vit janë mbytur 34 gra viktima të dhunës në familje dhe ka paralajmruar se Trupi Koordinues për Barazi Gjinore vitin 2016 do ta shpallë si vit kundër luftës së dhunës ndaj grave në Serbi. Nënkryetarja e Qeverisë ka thënë se buxheti i vitit 2016, do të jetë sensitivisht gjinor, si dhe se për herë të parë në Serbi do të egzistojë buxhetim gjinor, duke shtuar se është nisur edhe harmonizimi i ligjit penal dhe familjar.

Në kuadër të projektit të Progresit Europian, i cili ka për qëllim të kontribuoj zhvillimit të qëndrueshëm  të Serbisë juglindore dhe jugperendimore, 34 komunat e kësaj pjese në të cilat bëjnë pjesë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë nënshkruar Konventën Europiane për Barazi Gjinore.

Извор: Дневник и Координационо тело