Arkiva e lajmeve
                   

JANË DERDHUR NGA SHTRATI LUMI I SLATINËS DHE TËRRNOCIT NË BUJANOC

6. qershor 2012.

Bujanoc -  Për shkak të reshjeve atmosferike të hënën në orët e mbrëmjes në rrethin e Pçinjës janë derdhur lumenjtë në Sllatin dhe Tërrnocë. Janë permbytur fshati Osllar dhe Levosovë si dhe lagja e re ne Bujanoc, uji ka depërtuar nëpër dhoma dhe në shkollën e mesme të ekonomis. Sipas Dragçeta Stanojkoviq, kryeshef i selis së  departamentit për gjendje të jashtë zakonshme, uji është nën kontroll.

“Janë përmbytur dhjetra shtëpi dhe disa objekte ndihmëse në fshatin Osllar dhe Levosov. Këto reshje kanë depërtuar edhe ne hapsirat e podrumit të shkollës ekonomike në Bujanoc, uji ka depërtuar edhe në disa ndërtesa” theksoi Stanojkoviq.

“Fshatarët e Osllarës thanë se nuk e mbanin mend një stuhi të tillë. Të përmbytura janë podrumet dhe oborrët në të shumtën e rasteve, por më së rëndi na vije dëmtimi i fushave dhe kopshteve. Sot vlersohen dëmet dhe ne do të shohim se çfar ndodhë më pasë. Tërë natën kemi luftuar me ujin me ndihmën e zjarrfikësve dhe të ushtris, këto shira nuk më kujtohen “tha Radoslav Stepan një nga fshatarët e Osllarës.

Në këtë përmbytje morrën pjës ekipet e shpëtimit zjarrfiksët nga Bujanoci me kolegët e tyre nga Vranja, banorët si dhe puntorët e ndërmarjes të Komunalis . Gjatë ditës pasi që uji është tërhëqur në shtratin e lumit, puntorët e ndërmarjes “Komunalia” nga Bujanoci  kanë vazhduar me angazhimin e makinerive.

Për shkak breshërit radaret janë aktivizuar në komunën e Bujanocit dhe Vlladiçki Hanit. Të gjitha ekipet janë në teren dhe punojn për ato pasoja  përmbytëse.