Arkiva e lajmeve
                   

JAN NDËRTUAR 11 PJERSIRA PËR INVALID

25. mars 2012.

Bujanoc- Njerëzit me aftësi të kufizuara në Bujanoc dhe Preshevë kanë tani në dispozicion 11 pjersira  para shkollave dhe institucineve të rëndësishmë. Në tre muajt e fundit pjersirat janë projektuar dhe ndërtuar nga vullnetarët Serbë, Shqiptarë dhe Romë – 38 djem dhe vajza fillestar në Qendrën e Trajnimit të Bujanocit, për të fituar aftësitë e nevojshme për punësim dhe aktivizim në bashkësi. Dje në Bujanovc atyre u jan shpërndarë sertifikata nga „Youth Build International” i cili së bashku me trupin Koordinues të Qeveris së Republikës Sërbis për komunat Preshev, Bujanoc dhe Medvegjë financiarisht e kanë mbështetur këtë projekt.