Arkiva e lajmeve
                   

INVESTITORËVE I`U DUHEN RRUGËT DHE HEKURUDHAT E MIRA

24. mars 2015.

Vranjë – Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Majkëll Kirbi ka deklaruar në Vrajë se Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar USAID do të vazhdojë që të finansojë në jug të Serbisë.

Kirbi ka thënë se kjo pjesë e Serbisë ka ngeka ngecur veçanërisht në zhvillim dhe ka thënë se rrugët dhe hekurudhat e mira janë njëra ndër kushtet themelore për tërheqjen e investitorëve.

Kirbi në hapjen e shtëpisë së sigurtë në Vrajë, të cilin ndërtim përmes Ambasadës së SHBA-së në Serbi e finansoi Komanda Europiane e ushtrisë amerikane, me një vlerë prej 213.000 dollarëve, tha se synimi kryesor është që investitorët vendor dhe ndërkombëtar të vijnë në jug të Serbisë dhe të bëjnë hapjen e vendeve të reja të punës.

„Kemi ndihmuar në përpilimin e Ligjit për Ndërtimtari, kemi ndihmuar në reformat e katastarit sepse ka pasur probleme rreth asaj se kujt çka i përket, tani është lehtësuar dhënia e lejeve të ndërtimit, kemi punuar edhe në Ligjin e Punës, përmes cilit më herët ka qenë e vështirë të punësohet ndokush i cili ka qenë i moshës 50 vjeçare e më lartë“, ka thënë Kirbi.

Ambasadori ka thënë se një investitor nga SHBA është interesuar për të investuar në jugun e Serbisë, mirëpo nuk ka zbuluar për cilin investitor bëhet fjalë.

“Nuk ka vërejtur se autoudha (Koridori 10) ka mbaruar. Më duhet të them se e gjitha çka i përket investimeve është e lidhur me prodhimin dhe eksportimin, dhe se në lidhje me këtë do të shtrohet pyetja e kualitetit të rrugëve, e mos t’a përmendi shpejtësinë e trenit”, ka thënë Kirbi.

Burimi: Beta, Akter dhe Trupi Koordinues