Arkiva e lajmeve
                   

INVESTITORËT NGA SLLOVENIA KANË VIZITUAR MEDVEGJËN

19. janar 2017.

Medvegjë – Fabrika e peletit në komunën e Medvegjës, e cila një kohë të gjatë nuk punon, do të duhej të nis prodhimin deri në fund të tremujorshit të parë të këtij viti. Për këtë është dakorduar kryetari i komunës së Medvegjës me përfaqësuesit e kompanisë sllovene “Biogen”.

Në selinë e komunës është mbajtur takimi me investitorë, ndërs temë kryesore ka qenë nisja e linjës për prodhimin e peletit dhe nisa e linjës së re për përpunimin dhe trajtimin e drurit. Investitorët nga Sllovenia janë të gatshëm që të rrespektojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme mbi revitalizimin e njërës fabrikë në Medvegjë.

Në takim janë konfirmuar edhe dinamikat e procesit deri në nisjen e prodhimit. Siç është theksuar janë larguar të gjitha problemet dhe zhvillohen përgaditjet për nisjen e punës.

Pas takimit kanë vizituar sallën në të cilën vetëm se gjendet linja për prodhimin e peletit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues