Arkiva e lajmeve
                   

INVESTIME TE REJA NE KOMUNEN E MEDVEGJES ,THEKSOI STANKOVIQI GJATE HAPJES SE VENDKALIMEVE TE REJA

22. maj 2018.

Меdvegje-Me hapjen e vendkalimeve ,komuna e Medvegjes festoi edhe diten e saj.Zoran Stankoviq ,kryetari i Trupit Koordinues per Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë,në rastin e hapjes së vendkalimeve tha se në të ardhmen investimi ne infrastrukturë do të jetë prioritet për shtetin.

„Ne për këtë vitë kemi planifikuar mjetet me shumë rreth afër 50 milion dinarë per të investuar ne infrastrukturë në komunën e Medvegjes,si dhe mjete tjera të pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe të mesme me shumë rreth shtatë milion dinarë .E di që populli këtu nuk jeton lehtë ,dhe që është papunësi e  madhe ,si dhe nuk ka objekte të mjaftueshme të infrastrukturës,si dhe pak biznese te vogla,por shpresoj se të gjithë së bashku do të shpëtojmë prej ketij problem.Shpresoj shumë që investimet e shtetit në komunën e Medvegjes do të kontribojnë mjaftueshem që qytetarët të kenë një jëtë më të mirë“, theksoi Stankoviqi.

Shuma e investimeve është 23 milion dinarë,15 milion dinarë ka ndarë trupi Koordinues ,ndërsa shuma tjetër është e ndarë nga buxheti i shtetit.

Nebojsha Arsiq ,kryetarë i komunës së Medvegjës theksoi se në këtë vitë,gjithashtu me mjetet e trupit Koordinues ,do të renovohet edhe objekti i komunës i cili është ndërtuar rreth 70 vjet më parë.

„Gjithashtu pritet te kryhet edhe puna e nisur në shtëpinë e shëndetit,investim rreth 50 milion dinarë,nëpërmjet zyrës së investimeve publike.Gjithashtu na pret edhe fillimi  për renovimin e shkollës fillore të Medvegjës dhe banjës së Sijarinës”thekosi Arsiq.Kryetari i komunës së Medvegjës theksoi përmes tjerash se është i kënaqur edhe me projektet e kulturës të cilët do ti mbështesë ministria përkatëse ,ndërsa do të ketë edhe mjete të cilat do të ndahen për bujqësi.Arsiqi theks të veqantë i dha edhe ndryshimit të turizmit i cili u përmirësua këtë vitë nga komuna.

Për ndërë të ditës së komunës u mbajtë edhe seance festive e kuvendit të Medvegjës,ndërsa individëve dhe kolektiveve më të dalluara i u ndanë edhe mirënjohje.Më shumë mirënjohje morën nxënësit e shkollës fillore të cilët fituan cmime të rëndësishme ne gara regjionale dhe republikane.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues