Arkiva e lajmeve
                   

INTERVISTË: ZORAN STANKOVIQ, KRYETAR I TRUPIT KOORDINUES PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

19. tetor 2015.

Beograd – Krizën e emigrantëve në jugun e Serbisë  e kemi filluar ta ndjejmë çysh vitin e kaluar dhe i kemi paralajmëruar me kohë organet tona shtetërore dhe bashkësinë ndërkombëtare se do të vijë deri tek ky problem, ka thënë në intervistën e tij për “Politikën”, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Sipas disa të dhënave në kohën e fundit përmes Preshevës në Serbi në ditë hyjnë prej 5.000 e deri në 7.000 njerëz. Banorët lokal në fillim kishin qëndrim shumë mirëdashës ndaj emigrantëve, mirëpo janë të nevojshëm kapacitetet më të mëdha akomoduese për pranim. I gjithë kanali ndërkombëtar i emigrantëve kalon përmes jugut të Serbisë dhe ne kemi pasur qartë dy këso flukse. Në të parin ka pasur banorë të ri, të gjinisë mashkullore, të aftë për punë, të cilët kanë shkuar që t`i përgadisin kushtet për popullatën e dytë e cila tani vie dhe e cila është më e madhe. Ajo përbëhet nga gratë, fëmijët, ndërsa paraqitet edhe numër i madh i të moshuarve”, ka thënë Stankoviq.

 Në mesin e tyre ka edhe edhe elemente të rrezikshëm të sigurisë, siç pohojnë disa?

Sigurisht që ka individë të cilët kanë marrë pjesë në konflikte. Ka edhe nga ata që kanë lëshuar betejat dhe dëshirojnë që aktivitetet dhe ndikimin e tyre ta zgjërojnë në Europë. Këta njerëz kryesisht vijnë pas asnjë dokument dhe Serbia është e para e cila ia merr të dhënat biometrike.

A pakësohet ky intesitet?

Kemi njejtë por ndoshta edhe më shumë njerëz të cilët hyjnë çdo ditë. Mirërpo, tani ata shumë shpejtë vijnë deri në vendin tonë nga Turqia, Greqia dhe Maqedonia.

Mediat e huaja flasin hapur rreth asaj se mafia merret me “biznesin e emigrantëve“, sa është kjo e vërtetë?

Shumë njerëz të cilët merren me veprimtari kriminale tani tentojnë që të shfrytëzojnë situatën e përfitimeve. Për këtë Serbia ka reaguar duke rritur kontrollet dhe numrin e policëve të cilët punojnë me emigrantët dhe marrin të dhënave të tyre, si dhe vendosjen e trenit special. Në ditë keni qindra autobusa në Preshevë të cilët transportojnë njerëz.

Ju ndër të parët keni gjykuar icidentin e mëparshëm në Bujanoc, ku shqiptarët kanë brohoritur “Mbyte, therre, që serbi të mos egzisojë”, dhe se policia ka marrë në pyetje dhjetë persona që kanë brohoritur. Sipas juve a shkon situata në drejtim të mirë, 15 vite pas efekteve të luftës?

Tek ne mbizotëron besimi se kur të ndodhë diçka, ajo duhet të zgjidhet në afat prej 24 orëve, në njëfar mënyre e cila neve në periudhën e mëparshme na ka shkaktuar shumë dëm. Duhet të tregohet durim dhe se ai i cili e then ligjin duhet t`i bart pasojat, mirëpo kjo kërkon një periudhë të caktuar. Policia do të verifikoj se a ka qenë incident i organizuar dhe kush qëndron pas asaj. Shteti ynë në periudhën e kaluar ka qenë i akuzuar nga bashkësia ndërkombëtare edhe për shumë gjëra të cilat nuk i ka bërë, dhe tani çka do të ndodhë menjëherë arrijnë akuzat se asgjë nuk është ndryshuar në Serbi.

Pse kanë brohoritur në gjuhën serbe e jo në shqip?

Sigurisht që për t`i kuptuar.

Pse nuk ka pasur akuza nga bashkësia ndërkombëtare për këto incidente?

Tani shihet se në këtë hapsirë ka njerëz të cilët nuk janë për bashkëjetesë dhe të cilët shprehin tani për tani agresion verbal. Kur liderët shqiptarë dalin dhe thonë se ka shumë policë dhe struktura të sigurisë, në bazë të ngjarjeve të fundit tregohet se ata duhet të qendrojnë këtu. Bashkësia ndërkombëtare është e njoftuar me gjitha ato çka ndodhin aty dhe mendoj se seriozisht i ka tërhequr vëmendjen liderëve shqiptarë. Sipas asaj që di unë, ndërsa di shumë, liderët shqiptarë kanë marrë vëretje të ashpëra.

Liderët shqiptarë menjëherë janë paraqitur dhe kanë dënuar incidentin, mirëpo me porosinë: na jepni vende të punës dhe nuk do të ketë ekstremist? A është kjo përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë në shtetin e Serbisë?

Kur e shikoni gjendjen faktike, do të shohni se Serbia në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku vlerësohet se gjithsej jetojnë rreth 75.000 njerëz, ka punuar shumë më shumë se në pjesët tjera të territorit të vet. Për tri vite për derisa jam në krye të Trupit Koordinues, shteti i Serbisë përmes Trupit Koordinues ka investuar rreth një miliard dinarë, duke mos llogaritur finansimin e rregullt buxhetor. Rrreth 700 milion janë investuar në projektet të cilat i kanë propozuar vet vetqverisjet lokale. Në vit japim 350 bursa për nxënësit e shkollave të mesme, si dhe për studentë. Këso bonusi nuk e ka asnjë vetqeverisje lokale jashtë jugut të Serbisë.

Çka keni bërë konkretisht me këto të holla?

Sapo është kryer investimi prej 1,2 milion eurove për ndërtimin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, fakultet i paraparë për 500 studentë, investim që është kryer në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërtesa është ndërtuar sipas kritereve më bashkëkohore të UE-së, ka rreth 2.500 metra katror dhe hapja zyrtare do të bëhet për pak ditë. Në mënyrë të plotë dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare kemi restauruar maternitetin në Preshevë, i cili nuk ka punuar për 27 vite. Kjo është deri më tani njëri ndër maternitetet i pajisur në mënyrë më moderne në Serbi dhe i cili ka kushtuar rreth një milion euro. Kemi pasur në mes të tjerash edhe investimin tonë prej 67 milion dinarëve në rregullimin e qendrës së sheshit “Karagjorgje“, në Bujanoc. Mjetet ndahen në dakordim me tre kryetarët e komunave. Mjetet e mbetura në buxhetin e Trupit Koordinues ndahen për bursa, mjete të pakthyeshme, subvesnione për kompani të vogla dhe të mesme.

A ka këso subvesnione edhe në pjesët tjera të Serbisë?

Të gjitha subvensionet faktikisht janë hequr, përveç në jugun e Serbisë. Duke faleminderuar vetëm subvensioneve tona për tre vite janë punësuar rreth 250 njerëz.

Si funskionon jeta politike dhe bashkëjetesa në mes serbëve dhe shqiptarëve?

Ne praktikisht nuk kemi pasur incidente nacionale, për veç se ky i fundit. Në kuvendet e komunave kemi koalicione në mes partive serbe dhe shqiptare në Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa në Preshevë nuk ka asnjë këshilltarë serb.

Thoni se kryesisht incidenta nuk ka pasur, por se tani ka?

Serbët janë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe të habitur, sepse deri më tani këso parrolla nuk ka pasur. As ata njerëz të cilët nuk ndjenjë frikë, tani janë shtyrë që të mendojnë për këtë. Mirëpo, unë porosis: nuk ka arsye për frikë, shteti i Serbisë ka kapacitete dhe mundësi të mjaftueshme që t’i mbroj integritetin fizik dhe çfardo integriteti tjetër të tyre.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordiues