Arkiva e lajmeve
                   

INSPEKTORËT KRYEN 699 KONTROLLE TË MASAVE ANTIEPIDEMIOLOGJIKE NË RRETHIN E JABLLANICËS

25. shkurt 2021.

Leskoc, Medvegjë - Në dy javët e kaluara, inspekcioni  republikan  dhe shërbimet e inspekcionit  të qeverisjes lokale në rrethin e Jabllanicës  699 herë  kontrolluan objektet ku një numër i madh njerëzish mblidhen. Gjatë kontrollit, u përcaktua që masat antiepidemike ishin respektuar, sepse janë dorëzuar vetëm 5 urdhëra për kundërvajtje dhe një dënim për mosrespektimin e masave.

Janë kryer kontrollet e mëposhtme: Objektet e hotelierisë - 371 kontrolle, zinxhirët e shitjes me pakicë-218 kontrolle, bastoret sportive-70 kontrolle, qendra tregtare - 36 kontrolle dhe në tregjet - 4 kontrolle.

Në një deklaratë nga kabineti  i kryeshefit të rrethit Jabllanicës thuhet se një takim me përfaqësuesit e  inspekcionit  komunal  si dhe përfaqësuesit e inspekcionit  republikan  do të mbahet të Premten me  26 Shkurt  në selinë e atij rrethi  ku  do të organizohet mbikëqyrje e intensifikuar në objektet hotelierike dhe ndëshkimi i personave juridikë dhe fizikë të cilët nuk respektojnë masat antiepidemike kundër Covid 19.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues