Arkiva e lajmeve
                   

INFORMIM PËR MEDIAT - TI DHE UNË JEMI NE

3. dhjetor 2009.

Nuk jemi njejtë-por jemi të njejtë. Ti je ti. Unë jamë unë. Së bashku mundemi të jemi botë.

Fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva janë autorë por edhe artistë të çfaqjes teatrale ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Premijera është më 2 dhjetorë të vitit 2009 në ora 17 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ata katërmbëdhëjetë kanë shkruar tekstin përmes të cilit tekst flasin për jetën e tyre, paraqesin qëndrimin e tyre. Aktrojnë në gjuhën e tyre dhe në gjuhën angleze. Këtë punëtori unike artistësh ka finansuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

,,Ti dhe unë jemi ne’’ është një projekt edukativo-artistik i konceptuar si dhe shumë punëtori kreative, ku si rezultat është çfaqja teatrale. Pas audicionit, nxënësit e shkollave të mesme kanë pasur rastin të punojnë me artistët dhe ligjëdhënësit nga Beogradi, Valeva, Novi Sadi dhe Sombori. Pas një pune dy mujore të përbëra nga provat intenzive, seminare dhe trajnime të bazuara në teknikat dramaturgjike, nxënësit së pari do të paraqitet në Bujanoc e më pastaj në Beograd. Përmes këtij projekti, nxënësit e shkollave të mesme, përpos rastit që të fitojnë dijeni themelore mbi arsimin teatral, fitojnë edhe përvojë të punës së përbashkët me moshatarët e tyre nga grupet e ndryshme etnike. Për ate ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është një program arsimorë i cili frekuentuesve u mundëson që përmes lojës dhe shoqërimit të zhvillojnë kuptueshmërinë dhe tolerancën ndaj kulturave tjera.

Këtë projektin e ka hartuar dhe realizuar agjensioni ,,Trust me,, nga Valeva. Ky është njëri ndër nëntë projektet të cilin këtë vitë, pas dy konkurseve,Trupi Koordinues i ka përkrahur finansiarisht.