Arkiva e lajmeve
                   

INFORMATË PËR MEDIA - 11.05.2015

11. maj 2015.

Sipas të gjitha fakteve të disponueshme nga terreni të grumbulluara nga ana e shërbimeve kompetente shtetërore, situata në jugun e Serbisë është stabile dhe e qetë, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me organet shtetërore përkatëse, Qeverinë, ministrat, ndërsa jemi në koordinim të vazhdueshëm edhe me vetqeverisjet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Ne jemi në terren prej momentit të shpërthimit të konfliktit në Maqedoni edhe vazhdimisht përcjellim situatën. Nuk ka shenja që tregojnë se  Serbia është e rrezikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim të qytetarëve të Serbisë“, theksoi Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se organet përkatëse shtetërore e përcjellin situatën nga minuti në minut, ndërsa në Preshevë janë në gadishmëri të gjitha shërbimet.

Stankoviq ka sqaruar se nuk ka numër të madh të automjeteve nga Maqedonia të  cilët dëshirojnë të hyjnë në Serbi, si dhe gjatë ditës së djeshme qytetarët e Maqedonisë kanë kaluar kufirin duke shkuar tek të afërmit e tyre në Preshevë.

„Deri në këtë moment asnjë person nuk është paraqitur si refugjatë nga territori i Maqedonisë“, ka deklaruar Stankoviq.

Stankoviq ka thënë se përcillet situata me banorët serb në Maqedoni, duke sqaruar se ambasada jonë me ata është në kontakt të vazhdueshëm dhe se deri më tani nuk ka pasur raportime mbi rrezikshmërinë e tyre.