Arkiva e lajmeve
                   

INFO DITËT MBI PROGRAMET E UNIONIT EVROPIAN

22. nëntor 2019.

Vrajë - Në kuadër të projektit "Mbështetje për pjesëmarrjen në programet e BE-së", të financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe partnerë të tjerë, në Vrajë do të mbahen info ditët rreth programeve të BE-së, si HORIZON 2020, Evropa Kreative, Evropa për Qytetarët, EaSI, REC, Programi i Tretë i Shëndetit, COSME, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, Erasmus +, Customs 2020 dhe Fiskis 2020. Programet kanë për synim sektorin publik, privat dhe jo qeveritar.

Ekipi prej ekspertësh me përvojë në aplikimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga programet e BE-së do të japin prezantime mbi opsionet e aplikimit, mënyrat për të gjetur partnerë të përshtatshëm, si dhe mundësinë e aplikimit për një projekt konkret.

Info ditët janë të destinuara për përfaqësuesit e kompanive, agjencive të zhvillimit rajonal, shoqatave dhe organizatave të biznesit, qeveritë lokale, fakulteteve, institucionet shkencore, organizatat joqeveritare dhe të gjithë të interesuarit për të aplikuar për një program të BE-së.

Indo ditët në Vrajë do të mbahen të enjten, më 28 nëntor në ora 11, në sallën e madhe të Kuvendit të Qytetit.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues