Arkiva e lajmeve
                   

IKUBATOR QENDRA E BIZNIS (IQB) I NDIHMON ROMËVE QË TË FILLOJNË BIZNISIN E TYRE

30. korrik 2014.

BIC (QIB shq.)feston vitin e parë të themelimit të Inkubator Qendrës së Biznesit virtuale, e cila përmes ndihmës së Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës ka ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve të komunitetit rom.

Rezultat i këtij projekti është formimit të inkubatorit virtual për ndërmarrjet e reja dhe të vogla, të cilëve janë pronar pjesëtarët nga komuniteti rom nga jugu i Serbisë. 

“Me ndihmën e donatorëve tanë, përdoruesit e këtij projekti kanë hapur 16 ndërmarrje të reja, në këtë mënyr duke punësuar 26 pjesëtarë të komunitetit rom nga territori i Vranjës, Bujanoci, Vlladiçin Hanit dhe Vranjska Banjës. Projektin e finanson Progresi me 100.000 euro dhe Open Society Instute Budapest me 22.000 dollarë”, tha Ivana Stoshiq drejtoresh e BIC (QIB shq.).

Përveç inkubatorit virtual, BIC (QIB shq.)ka filluar edhe projektin i cili i përket ndihmës së ndërmarrjeve ku femrat janë pronare.

“Ky projekt ka për qëllim që të ndihmoj zhvillimit të ndërmarrjeve të grave dhe vetëpunësimit me ofrimin e ndihmës finansiare për të filluar punën përmes sigurimit të paisjeve, si dhe ndihmës këshilluese për firmat ku pronare janë gratë dhe të cilat janë funskionojnë. Nëntë ndërmarrje kanë fituar paisjet për fillimin e punës, ndërsa me ndihmën e kunstulltanit të BIC-it (QIB shq.) kanë kaluar edhe trajnimin e shkurtër rreth gjitha aspekteve të ndërmarrjeve. Si rezultat i gjithë kësaj kanë regjistruar firmat e veta dhe kanë filluar me punë. Edhe ky projekt është realizuar me ndihmën finansiare të UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, përmes Programit për Partneritet Europian EU Progres me komunat. Vlera e projektit është 61.760 dollarë”, ka deklaruar Ivana Stoshiq.

Burimi: Jugmedia, OK Radio dhe Trupi Koordinues