Arkiva e lajmeve
                   

IGOR RAKOÇEVIQ MYSAFIR NË FESTIVALIN E MINI BASKETBOLLIT NË BUJANOC

20. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Basketbollisti i njohur serb Igor Rakoçeviq konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Festivalin e dhjetë jubilar Ndërkombëtar të Mini Basketbollit "Të ruajmë fëmijët", tha Nenad Stajiq, kryetar i OKK Play 017. Rakoçeviq do të marrë pjesë në Festivalin e Basketbollit të Bujanocit në ditën e fundit të turneut, të dielën më 8 maj.

“Për gëzimin e të gjithë minibasketbollistëve dhe pjesëmarrësve të festivalit, kam kënaqësinë të njoftoj ardhjen e Igor Rakoçeviqit, një prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Serbia ndonjëherë”, thekson Stajiq.

Takimi gjithëditor i Rakoçeviqit me minibasketbollistë dhe fëmijë të tjerë do të organizohet në Pallatin e Sportit “Mlladost”, ndërsa vajza e Rakoçeviqit, Vesna, do të luajë edhe për ekipin e basketbollistëve më të rinj të Bujanocit.

Rakoçeviq fitoi medalje të arta me kombëtaren e RF të Jugosllavisë në Kampionatin Evropian të vitit 2001 në Turqi dhe në Kampionatin Botëror 2002 në Indianapolis. Ai është i vetmi basketbollist që ka qenë tre herë shënuesi më i mirë në Euroligë.

Festivali i dhjetë jubilar Ndërkombëtar i Mini Basketbollit mbahet nga data 6 deri më 8 maj në Sallën e Sporteve dhe do t'u kushtohet fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara. Në festivalin e sivjetmë organizohet për herë të parë një baby shou.

Aplikimet për puzijada mund të bëhen në numrin e telefonit 066/6068888 ose në e-mail adresën okkplay017@gmail.com.

Burimez: Bujanovaqke,Trupi Koordinues.