Arkiva e lajmeve
                   

IDEA E NXËNËSVE NGA JUGU I SERBISË – PËRDORIMI ME ZË I RRJETEVE SOCIALE

6. nëntor 2015.

Leskoc – Në garën rajonale të nxënësve të shkollave të mesme në aftësitë biznesore “Sfidat biznesore”, në Leskoc, ka fituar idea mbi krijimin e softverit i cili mundëson që përmes “Facebook”-ut dhe rrjeteve tjera sociale të menaxhohet me komanda zanore.

Në konkurencën prej 120 nxënësve nga 21 shkolla të mesme nga juglindja e Serbisë, ka fituar ekipi të cilin e kanë përbërë nxënësit e shkollës së mesme teknike në Medvegjë, shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, shkollës teknike “Rade Metallac” në Leskoc dhe shkollës së mesme në Svërling.

„Softveri ynë më së shumti do ta kishin përdorur personat e verbër dhe me shikim të dobët, të cilëve në këtë mënyrë do t`i mundësohet që të përfshihen në rrjetin global të cilin e ofrojnë rrjetet sociale“, thotë Milloshi, Qëndresa, Petri dhe Dimitrija, fitues të kësaj gareje.  

Fituesit thonë se softverin sëpari do ta kishin përdorur personat e verbër dhe me shikim të dobët.

Prepozitat e garës së organizatës “Të arriturar e të rinjëve” në Serbi janë për ekipe të tilla të cilat i përbëjn nxënësit e shkollave të ndrzshme, ndërsa idetë dhe biznis planet janë menduar si përgjigje në problemet e parashtruara.

 

“Qëllimi i kësaj gareje është që nxnësve t`i mundësoj përvoj një ditore, gjatë së cilës do të kenë mundësi që të përdorin potencialet e tyre, të mësojnë si të punojnë në ekip me personat e panjohur dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre prezentuese” tha Darko Radiçanin, drejtori i egzekutiv i organizatës “Të arriturat e të rinjëve” në Serbi.

Burim: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues