Arkiva e lajmeve
                   

IDB FILLON ME MBLEDHJEN E DUHANIT

10. nëntor 2011.

Prodhuesit e duhanit nga rrethina e Bujanocit dhe Preshevës, në ditët në vijim do të fillojn të dorzojn prodhimin e këtij vitit. Duhani edhe këtë sezon do ta blej dhe do ta përpunoj industria e duhanit Bujanoc për kompanin Amerikane "Alliance ONE Tabaco" , e cila ka kontraktuar për mbjelljen e duhanit. Ekipa e IDB-së do ti siguroj shërbimet e përshtatcme, komisionit të kompanis së lartëpërmendur për blerjen dhe vlersimin e kualitetit të duhanit i cili mirret, do të punoj në dy stacione të blerjes, një në Preshev dhe një në Bujanoc.

Në IDB konstatohet se gjithcka është gati për blerje. Vlersohet se këtë vit në Bujanoc dhe Preshev janë prodhuar rreth 300 tonë duhan. Këtu janë prodhuar shorta më gjetha të imta të kësaj bime industriale, më shumë të llojit "prilep" e më pastaj edhe "jaka" .Më së shumti duhan do të arrij nga rajoni i Tërrnocit të madh, afër Bujanocit, ku edhe është numri ma i
madhë i prodhuesve.

Ekspertet vlersojn që duhani këtë sezonë është i shkëlqyer, koha i u kishte përshtatur rritjes së tij, prandaj edhe pritet që një pjes ë madhe e duhanit të jet e klasit të lartë. Prandaj edhe prodhuesit mundë të shpresojn në të ardhura të mjaftueshme. Cmimet e blerjes janë të njohura, ndërsa janë caktuar qysh në fillimin e vitit kur është bërë  kontraktimi i
prodhimit. Duhan prodhuesit  e komunës së Bujanocit po ashtu shpresojn edhe ne premijet nga pushteti lokal. Pushteti lokal i Bujanocit veq disa vite i përkrah prodhusit e duhanit me premija të posacme nga buxheti i komunës. Këto premija zakonisht i jipen para përfundimit të vitit kalendarik.