Arkiva e lajmeve
                   

I DËRGUARI SPECIAL I OKB-SË QËNDRON NË BUJANOC

20. dhjetor 2013.

Petër N. Due si i dërguar special nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, për të mbikëqyrur situatën politike në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe  Irena Vojaqkova – Sollorano, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Beograd, kanë qëndruar sot për herë të parë në komunë të Bujanocit.

Në takimin që zhvilluan me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, mysafirët biseduan për situatën politike në komunë e Bujanocit duke mos anashkaluar edhe atë ekonomike.

Ndërkaq, me zonjën Rena është biseduar për vazhdimin programit PBILD 2 i cili do të vazhdoj të realizohet në mars të vitit të ardhshëm.

“Me zotin Petër, biseduam për situatën politike dhe të  sigurisë në rajon, e njoftova dhe për situatën në komunën e Bujanocit dhe atë në përgjithësi në Luginë. Ndërsa me zonjën Irena e cila ka marrë një funksion të ri pranë OKB-së me seli në Beograd kemi biseduar për zhvillimin ekonomik por edhe për vazhdimin e programit 

PBILD 2, ku sipas të gjithave asaj që na tha zonja Irena, programi PBILD i cili financohet nga Kombet e Bashkuara, do të filloi të realizohet diku në mars të vitit të ardhshëm”, ka potencuar Arifi për media. 

Burimi: Titulli dhe Trupi Koordinues