Arkiva e lajmeve
                   

HULUMTIMI RRETH TRANPARENCËS SË PUNËS SË QEVERISJEVE LOKALE

28. tetor 2016.

Vrajë, Bujanoc, Preshevë – Qyteti i Vrajës ka qenë nikoqir i takimit në të cilin janë prezentuar rezultatet në projektin “Rritja e transparencës në punën e pushtetit në gjashtë qytetet dhe komunat të Rrethit të Rashkës dhe Pçinjës”.

Sipas rezultateve të hulumtimit, Vraja është në vendin e gjashtë nga 145 komuna dhe qytetet në Serbi, ndërsa Bujanoci është ranguar në vendin e 41 dhe Presheva në vendin e 142.

Zllatko Miniq, nga organizata e Transparentiteti Serbia, organizatë e cila përmes ndihmës financiare të Misionit të OSBE-së në Serbi ka bërë këtë hulumtim, mendon se transparentiteti është njëri ndër mekanizmat antikorupcial. Ai përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale u dha udhëzimet dhe rekomandimet për përmirësimin e punës së vetqeverisjeve lokale. Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e qytetit të Vrajës, komuna e Bujanocit dhe Preshevës dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

„Kemi përpiluar 87 indikator të transparencës të cilat tregojnë se a egzistojnë disa sedne në ueb faqet, a egzistojnë në praksë, në qendrat shërbyese, a janë disa dokumente të qasura, a rrespektohen disa procedura dhe diçka të tillë”, tha Miniq.

Ismail Pajaziti, kryeshef i Administratës Komunale të Bujanocit, tha se takimi me përfaqësuesit e “Transparentitetit të Serbisë”, ka qenë shumë i vlefshëm.

“Kemi pasur takim të rëndësishëm i cili do të jetë shumë i vlefshëm, sepse nga këta kemi marrë udhëzime dhe rekomandime se sit a përmirësojmë transparentitetin e punës së vetqeverisjes lokale. Qëllimi yne është përmirësimi jo vetëm i pozitës sonë në rang listë, por edhe përmirësimi i shërbimve e cila do të bëj punën e të gjitha organeve të vetqeverisjeve lokale, si edhe kompanive dhe institucioneve publike në Bujanoc më transparent”, ka thënë Pajaziti.

“Rangimi i Preshevës në fund të listës së transparentitetit është tregues i qartë se për çfar arsye kjo komunë e ka pushtetin e ri lokal”, ka thënë Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.

“Vendi 142 nuk është diçka negative për neve. Kam premtuar që mbledhjen e ardhshme do të jetë në mesin e dhjetë të parave. Duhet edhe më shumë të punojmë dhe të përpiqemi, gjë të cilën e kemi filluar. Duke iu faleminderuar sugjerimeve të cilat i kemi marrë nga “Tranparentiteti i Sebisë”, do të jetë më lehtë për neve që të vazhdojmë rrugën të cilën e kemi planifikuar”, ka thënë Arifi.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues