Arkiva e lajmeve
                   

HPV VAKCINËN E KAN MARUR 13 FËMIJË NË BUJANOC

7. tetor 2022.

Bujanoc - Beograd - Në shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, që nga muaji qershor janë dhënë vetëm 13 doza të vaksinave kundër virusit human papillom (HPV), thonë autoritetet në këtë objekt shëndetësor.

Sipas Marija Dimitrijeviq, kryeinfermiere e këtij institucioni, vaksina jepet në dy ose tri doza varësisht nga mosha e personit.

“Për moshat 9 deri në 14 vjeç, vaksina jepet në dy doza dhe për moshat 15 vjeç e lart, në tre doza. Rekomandohet të merret doza e dytë pas gjashtë muajsh”, thotë ajo.

Brenda katër muajve nga fillimi i imunizimit, tre djem dhe gjashtë vajza morën vaksinën kundër HPV, katër prej të cilëve morën dozën e dytë.

Drejtoresha, Dr. Daliborka Pavloviq, paraprakisht ka folur për interesimin e ulët për këtë vaksinë përkundër të gjitha përfitimeve që ofron.

Kujtojmë se të gjithë informacionin e nevojshëm për vaksinën HPV, rëndësinë e saj, kur dhe si merret, prindërit dhe fëmijët mund t'i marrin në ambulantën e shkollës.

Imunizimi me vaksinën kundër virusit papilloma humane nuk është i detyrueshëm por rekomandohet dhe periudha më ideale për marrjen e kësaj vaksine sipas rekomandimeve të mjekut është nga mosha 12 deri në 14 vjeç për të dyja gjinitë.

Në shtëpinë Shëndetësore të Bujanocit në fillim të muajit qershor kanë arritur 30 doza të vaksinave.

Burimi:Bujanovacke, Trupi koordinus