Arkiva e lajmeve
                   

HASANI: PVD DO TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJET PËR KËSHILLA NACIONAL TË SHQIPTARËVE

28. shtator 2018.

Preshevë – Partia për Veprim Demokratik (PVD), lider i të cilës është Riza Halimi, ka sjellur vendim që të marrë pjesë në zgjedhjet për këshilla kombëtar, të cilat mbahen më 4 nëntor.

Hasani tha se këtë vendim e ka sjellur, sepse disa parti tjera kanë marrë vendim që të marrin në këto zgjedhje.

Hasani i cili është i mendimit se do të ishte mirë që t`i bojkotojmë këto zgjedhje për KNSH-ën, është deputet i vetëm në Kuvendin e Serbisë. Ai tha se në mesin e arsyeve më të rëndësishme për bojkot të zgjedhjeve është zvogëlimi i numrit të anëtarëve të këshillit nacional por edhe zvoglimi i buxhetit, përcakton se në Serbi jetojnë vetëm 5.800 shqiptarë, sa janë të regjistruar në regjistrimin e fundit.

"Në mandatin e dytë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të ketë 15 anëtarë në vend të 29 sa ishin pas zgjedhjeve të para, një numër i anëtarëve është i zvogëluar për shkak se shqiptarët bojkotuan regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, kur në të gjithë Serbinë u regjistruan vetëm 5800 shqiptarë", tha Hasani.

Megjithatë, PVD-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e KNSH-ës.

Deri më tani, vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve e ka marrë vetëm Alternativë për Ndryshim, lideri i të cilës është Shqiprim Arifi dhe kryetari i komunës së Preshevës, ndërsa bojkotin për zgjedhet për Këshill Kombëtar të Shqiptarëve deri tani e ka shpallur Partinë Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), lideri i së cilës është Ragmi Mustafa.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues