Arkiva e lajmeve
                   

HAPJA E PARALELES SË SHKOLLËS SË LARTË MEDICINALE TË SHKENCA PROFESIONALE SË QUPRISË NË VRAJË

20. mars 2018.

Vrajë - Marrëveshja për hapjen e Paraleles të Shkollës së Lartë Mjekësore të Studimeve Profesionale nga Qupriaa në Vra jë u nënshkrua nga Dr. Slobodan Milenkoviq, Kryetar i Vranjës, dr. Christophe Aleksopoulos, drejtor i Shkollës Mjekësore të Quprisë dhe Lilana Gjorgjeviq, drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Studimeve të Aplikuara Profesionale në Vranjë.

Milenkoviq u shpreh i kënaqur me fillimin e bashkëpunimit afaristo-teknik dhe hapjes së paraleles së kësaj shkolle të Quprisë në Vrajë.

"Unë e di se ka interesim të madh në mesin e studentëve të shkollës së mesme mjekësore për arsimim të mëtejshëm që vazhdon pikërisht në këtë institucion. Kjo shkollë ka renome, traditë dhe staf profesional të jashtëzakonshëm. Mund të llogarisim, sipas kësaj marrëveshjeje, vitin shkollor 2018-2019, do të regjistrohen 80 studentë", tha Milenkoviq.

Sipas fjalëve të tij, nxënësit nga i tërë jugu i Serbisë, por edhe nga vendet tjera do të kenë mundësi që të arsimohen në këtë shkollë.

Kristos Aleksopulos, drejtor i Shkollës së Lartë Medicinale në Qupri, tha se ky institucion shtetëror kujdeset për arsimimin e punëtorëve shëndetësor. Shkolla egziston që 20 vite, ndërsa një numër i madh i studentëve vijnë nga jugu i Serbisë.

,,Duhet të rritet përqindja e motrave medicinale me Shkollë të Lasrtë Medicinale, sepse kjo i duhet jugut të Serbisë. Ne kemi filluar me drejtimin përgjithshëm, por në plan është edhe hapja e drejtimeve të reja për fizioterapeutë dhe teknikë profesional të radilogjisë”, tha Aleksepolus.

Lilana Gjorgjeviq, drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Studimeve të Aplikuara Profesionale në Vrajë, tha se këto dy shkolla kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Shkolla jonë ka punëtori adekuate, laboratorë, pajisje, por edhe një pjesë të kuadrit i cili mund t`i ndihmojë Shkollës së Lartë Medicinale nga Qupria në procesin e akreditimit dhe me rastin e realizimit të planit dhe programit arsimor”, tha Gjorgjeviq.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues