Arkiva e lajmeve
                   

HAPJA E MATERNITETIT NË PRESHEVË NË FUND TË MUAJIT

23. prill 2015.

Preshevë – Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për nisjes e punës në paralelen e jashtëspitalore të maternitetit në Preshevë, është lejuar pranimi i dy mjekëve gjenekolog dhe dhjetë motrave medicinale, me çka janë krijuar kushtet për fillimin e punës së maternitetit, i cili do të vendoset në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

„Presim që deri në fund të muajit maj t`a hapim paralelen e maternitetit dhe në këtë mënyrë pas shumë viteve të sigurojmë këtë lloj të shërbimit medicinal, sepse deri më tani kryesisht shqiptaret nga Presheva ka udhëtuar për lindje në Spitalin e Përgjithshëm të Vrajës“, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës.

Ndërtimi i paraleles së maternitetit në Preshevë, ka filluar para dy viteve, me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në vlerë prej rreth 20 milionë dinarë, ndërsa pajisimin e maternitetit me paisjet më moderne e kanë ndihmuar donatorët e huaj.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues