Arkiva e lajmeve
                   

HAPJA E AUTOUDHËS NERADOVC – VLLADIÇIN HAN

27. nëntor 2015.

Bujanoc – Të hënën më 30 nëntor, në qarkullim do të lëshohet pjesa e autoudhës nga Vlladiçin Hani deri në Neradovc të Epërm. Kjo pjesë është e gjatë 25,5 km, ndërsa rruga e përgjithshme e autoudhës të ndërtuar nga Vlladinçin Hani deri tek Sërpska Kuqa ka 35,5 km.

Këto ditë në atë pjesë me shpejtësi punohet në sinjalistiken horizontale dhe vertikale dhe vendosjen e gardhit mbrojtës. 

Prej qershorit 2012, kur dhe ka filluar ndërtimi i kësaj pjesë të autoudhës në të janë ndërtuar 35 ura, 15 mbikalime dhe laqe në Vrajë dhe Sërpska Kuqë.

Investitori i kësaj pjese është NP “Koridori Sërbije”, ndërsa realizuese e punimeve kompania greke “Terna” nga Athina.

Në mënyrë që pjesa e autoudhës serbe të bashkohet me atë maqedone në Tabanoc, është e nevojshme që të punohet pjesa nga Sërpska Kuqa deri në Levosoj në gjatësi prej tetë kilometrave, si dhe pjesa e gjatë dhe e vështirë Grabovnicë-Lugina e Cariçinës-Vlladiçin Han në gjatësi prej 32,2 km. Në të dyja pjesët punimet janë në vazhdë.

Planin e parë të rëndësishëm të ndërtimit të autoudhës prej Grabovnicës deri në Levosoj, në gjatësi prej 75 km, ka qenë e paraparë që të kryehet deri në korrik të 2014.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues