Arkiva e lajmeve
                   

HAPET TERENI SPORTIV DHE KUZHINA E NXËNËSVE NË FSHATIN LEVOSOJE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

7. shtator 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues së qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë minisri Milan Markoviq të hënën më 6 shtatorë hapi terenin sportiv si dhe kuzhinën e nxënësve në shkollën fillore ,,Vuk Karaxhiq’’ në fshatin Levosoje të komunës së Bujanocit. Mjetet për ndërtimin e terenit sportiv ka siguruar ,,Telekom-i’’ ndërsa kuzhina është pajisur nga ana e JP PTT komunikacionit të Serbisë.

,,Për Levosovën po vijnë ditë më të mira. Ne për vitin e ardhshëm planifikojmë investime të reja në këtë fshat. Qëllimi ynë është që sa më tepër njerëz të jetojnë dhe punojnë në këtë fshat, që në shkollë të vijojnë sa më tepër nxënës dhe shpresoj se në bashkëpunim me ju do t’ja arrijmë këtij qëllimi’’, deklaroi Markoviq.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip kamberi deklaroi para gazetarëve se ,,hapja e terenit sportiv është dëshmi që Trupi Koordinues në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe me institucionet tjera republikane, kujdeset për shkollimin në këtë komunë’’. ,,Besoj se edhe në të ardhmen do të realizojmë projekte të tilla dhe do të ja arrijmë qëllimit të përmirësojmë gjendjen e infrastrukturës në komunën tonë’’, deklaroi Shaip Kamberi.

Menaxheri për raporte me opinionin pranë ,,Telekom-it’’ Milica Markoviq rikujtoi se kjo kompani mbështetë projektet për investime nëpër shkolla në vitet e fundit. Ajo theksoi se mbështetja e tyre ndaj shkollave zhvillohet në disa drejtime ndërsa më kryesorët janë mbështetja e projekteve infrastrukturore nëpër shkolla, kyqja e internetit në shkolla, pajisjen e klasave me kompjuter si dhe finansimi e nxënësve të talentuar.

Drejtori i shkollës fillore ,,Vuk Karaxhiq’’ Dragan Tomiq, theksoi se tereni sportiv dhe kuzhina e nxënësve janë ,,projekte kapitale’’ për shkollën duke theksuar se për rregullimin e terenit sportiv janë investuar 1,3 milion dinarë.

Në këtë bashkësi të vogël lokale në jug të Serbisë, siq u theksua, qytetarët presin që shteti të vazhdojë të investojë sa të jetë e mundur, sidomos në krijimin e kushteve ekonomike në mbijetesën e këtij fshati i cili ende nuk ka rrjet të kanalizimit.

Sidomos është shumë e rëndësishme që të inkurajohen sipërmarrjet lokale- firma ,,Feldspat’’, e cila merret me prodhimin e rërës së kuarcit, ,,Proleqe’’ e cila merret me prodhimin e mobileve si dhe therrtorja ,,Jugokop’’ në përbërje të së cilës ekzistojnë sipërfaqe të mëdha tokësore.