Arkiva e lajmeve
                   

HAPET PJESA E AUTOSTRADËS NË SERBINË JUGORE

7. korrik 2009.

,,Nuk ka dyshim se rezultatet e Qeverisë së Serbisë të arritura në sferën e infrastrukturës, posaqërisht të ndërtimit të Koridorit 10 janë të dukshëm. Ndërtimi i rrugëve të tilla bashkëkohore, si dhe shumë aktiviteteve tjera në këtë drejtim, tregon se jemi një hapë më afër Bashkimit Europian si dhe heqjes së vizave për qytetarët tanë“.
Këtë deklaroi ministri Mirko Cvetkoviq, kryetarë i Qeverisë së Serbisë pas hapjes solemne të kësaj pjese të autostradës 22 kilometërshe nga Levosoja e deri në Preshevë në Koridorin 10 e cila kapë një sumë prej 13 milionë eurosh.
,,Është kënaqësi e veqantë që kemi rastin të lëshojmë në përdorim kilometrat e parë e autostradës bashkëkohore për të cilën kjo qeveri edhe ka premtuar e më vonë edhe ndërtoi. Para së gjithash dua të theksoj se këtu ka mjaftë simbolikë. Para së gjithash këtë pjesë e lëshojmë në përdorim në ditën kur edhe është formuar qeveria e re para një viti. Në anën tjetër duhet të kihet parasyshë se gjatë fomimit të Qeverisë janë dhënë premtime dhe është thënë se për Qeverinë nuk duhet të gjykohet përmes përshtypjeve të përgjitshme por në bazë të rezultateve“.
,,Para jush është një rezultat i dukshëm dhe ky nuk do të jetë rezultati i vetëm i këtij viti, për arsye se Koridori 10 është prioritet i Qeverisë dhe ajo këtë vit jo që vetëm do të kryej 40 deeri 50 km rrugë autostrade, por edhe do të fillojë punët për fillimin e ndërtimit në vitin e ardhshëm ku do të jenë të kryera edhe po aq km sa edhe këtë vit" deklaroi Mirko Cvetkoviq.
Në pjesën e autostradës prej Levosojës deri në Preshevë janë ndërtuar tetë ura. Janë harxhuar 90.000 tonelatë asfalt, 10.000 metra kubë beton si dhe një milion metra kubë dheu dhe gurë.
Krahas kryeministrit Cvetkoviq në hapjen e kësaj pjese të autostradës kanë marrë pjesë edhe ministri Milan Markoviq, Ivica Daçiq, Slobodan Milosavjeviq, Svetozar Çipliq, Verica Kalanoviq, Petar Shkundriq, Milutin Mrkonjiq, Jovan Krkobabiq dhe Sulejman Uglanin, si dhe kryetarët e komunave të Preshevës, Vladiqin Hanit, Trgovishtes dhe Vranjës.
Pas ceremonisë së lëshimit në përdorim, ata së bashku vizituan kalimin kufitarë në Preshevë, rekonsruimi i së cilës finansohet nga Unioni Europian me një sumë prej pesë milionë eurosh.
Pas shumë vitesh, në manifestim morën pjesë edhe përfaqësuesit e shqipëtarëve nga Serbija Jugore.