Arkiva e lajmeve
                   

HAPET KUZHINA POPULLORE NË PRESHEVË

9. dhjetor 2016.

Preshevë – Në Kryqin e Kuq në Preshevë paralajmrojnë se kuzhina popullore në këtë komunë do të filloj të punoj vitin e ardhshëm.

Sipas fjalëve të Ahmet Alimit, sekretarit të Kryqit të Kuq në Preshevë, në kuzhinën popullore do të përgaditet ushqimi për 400 më të varfër nga territori i komunës së kësaj komune.

„Edhepse ka egzistuar nevoja për kuzhinë popullore, ne deri më tani nuk kemi pasur. Komuna e Preshevë ka ndarë mjete të nevojshme, ndërsa Kryqi Kuq i Serbisë do të siguroj gjësendet për përgaditjen e ushqimit”, ka thënë Alimi.

Ai shtoi se me project është paraparë që ushqim, përveç në Preshevë, të ndahet edhe në dy vende tjera të cilat ndodhen në fshatrat në rrethinë, në Caravajkë dhe Svinjishte.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues