Arkiva e lajmeve
                   

HALIMI: PVD DEL NË ZGJEDHJE

11. shkurt 2014.

Preshevë – Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Riza Halimi ka deklaruar se Kuvendi i kësaj partie ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.

Ky vendim u mor edhe përkundër pakënaqësisë për shkak të problemeve në Preshevë dhe Bujanoc si dhe pas heqjen së Gjykatës Themelore në Preshevë.

Halimi ka thënë se do të jetë vështirë pa partitë tjera dhe grupet e qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit, të cilat marrin pjesë në qeverisjet lokale dhe të cilat kanë vendosur që ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, mirëpo pret që PVD deri më 28 shkurt do të arrijë ti mbledhë 10.000 nënshkrime për dorëzimin e listës për deputet.

 “Shumica e anëtarëve të Kuvendit PVD-së, mbrëmë në Preshevë kanë votuar pro vazhdimit aktiv në të gjitha nivelet zgjedhore, para së gjithash në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, si dhe për Këshillin Nacional të Shqiptarëve, edhe pse gjatë tërë kohës për diskutim janë shtjelluar probleme të mëdha dhe pakënaqësitë e shumëta, sidomos në Preshevë, pas heqjes së Gjykatës Themelore”- ka deklaruar Halimi.

Ai theksoi se ende nuk është marrë vendim se cili do të jetë në krye të listës për deputet, por për këtë do të bëhet një diskutim i gjërë paralelisht me grumbullimin e nënshkrimeve.

PVD në dy zgjedhjet e kaluara të vitit 2008 dhe 2012, ka marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare me “Kualicionin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ku partitë shqiptare nga jugu i Serbisë kishin arritur të fitojnë një mandat deputeti, ku për deputet në Parlamentin e Serbisë për dy mandate ishte Riza Halimi.

Partitë shqiptare të cilat në zgjedhjet e kaluara ishin pjesë e “Kualicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD), lider i të cilës është Jonuz Musliu, Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL), lider i të cilës është Skender Destani dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), lider i të cilës është Rahmi Zylfiu, kanë vendosur për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Kësisoj vendimi kanë marrë edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), lider i të cilës është Ragmi Mustafa, si dhe Partia Demokratike (PD), lider i të cilës është Nagip Arifi, të cilët kanë shumicën në pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ku janë bartës të kualicioneve qeverisëse, ndërsa PVD në të dy komunat është opozitë.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues