Arkiva e lajmeve
                   

HAJDUDËT PYJOR SHKATRROJNË NË JUGUN E SERBISË

30. shtator 2014.

Praktika e prerjes së pyjeve në rrethinën e Vranjës, vazhdohet edhe këtë vit, me atë se është shënuar rritje në numrin e vjedhësve pyjor, paralajmrojnë nga shoqëria “Zellena Mrezha” (Rrjeti i Gjelbërt).

Më së shumti shkatrrohen pyjet me dru të ahut në pronësi shtetërore, ndërsa janë ngritur edhe disa kallëzime penale përshkak të prerjes ilegale të pyjeve.

“Praktika e vjetër vazhdohet dhe rritet për çdo vit shumë e më shumë. Tash ka më shumë vjedhës të pyjeve, ndërsa pasojat janë të paparashikueshme. Më të rrezikuara janë pyjet nga Bosilegradi dhe Vllasina deri në Surdulicë, pastaj malet Obllik dhe Goç, ndërsa nga malet e Vërtogoshit nuk ka mbetur asgjë. Janë shkatërruar pyjet deri në drurin e fundit, ndërsa organet kompetente nuk marrin masa”, ka deklaruar Rade Vasilev nga lëvizja “Rrjeti i Gjelbërt i Serbisë”.

Ai ka shtuar se këtë shoqatë ka paraqitur disa kallëzime penale, ndërsa disa prej tyre janë paraqitur drejtëpërsëdrejti kundër kompententëve të cilët do të duhej t’a parandolojnë prerjen ilegale të pyjeve.
 

“Kemi paraqitur padi edhe kundër ispektorit të pyjeve Viktor Fillipskog dhe kundër përgjegjësve në territorin e mbrojtur të kategorisë së dytë të Dioqezës së Vrajës. Ajo padi është ende në Prokurori dhe asnjë nuk është duke ndodhur. E kemi kryer atë çka na përket neve. Mirëpo, nuk mundemi të luajm rolin e policisë dhe kështë t’i ndalojmë vjedhësit e pyjeve. Po nëse vazhdohet ky trend i shkatërrimit të natyrës, për disa vite nuk do të ketë fare pyje në rrethin e Pçinjës”, tha Vasilev. 

Përndryshe, çmimi për metër kub të drurëve në këtë terren sillet përafërsisht në mes 25 dhe 35 eurove.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues