Arkiva e lajmeve
                   

GRUPEVE TË RREZIKUARA SOCIALE 7,5 MILIONË DNARË PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË JETËS

16. korrik 2018.

Beograd – Zorana Mihajloviq, ministresha e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës, ka nënshkruar kontratë më përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 7,5 milion dinarëve për realizimin e projekteve të cilat kontribuojnë në jetën kualitative jetësore të banimit të grupeve të rrezikuara, siç janë fëmijët dhe gratë të cilat janë viktima të dhunës familjare.

Pas nënshkrimit të kontratës në Qeverinë e Serbe, ajo tha se nga 10 milionë dinarë të planifikuara u shpenzuan 7,5 milion në projektet e dhjetë shoqatave dhe organizatave, si dhe se do të shpallet një konkurs r i ri për t`u harxhuar pjesa tjetër e fondeve të planifikuara.

"Çdo ministri ka mundësi të ndajë fonde nga buxheti i saj në sektorin joqeveritar. Vitin e kaluar kemi marrë të njëjtën sasi parash dhe ne gjithashtu do të kërkojmë edhe për vitin e ardhshëm, "tha Mihajloviq.

Ajo shtoi se paratë do të shfrytëzohen për punët që nuk kërkojnë dhënien e lejes së ndërtimi, gjegjësisht rregullim të hapësirave për qëndrim dhe terreneve sportive.

Paratë për projektet e paraqitura për konkurrim i kanë marrë Qendra Rome për Demokraci nga Bujanoci dhe Shoqata e Profesionistëve në Arsim dhe Mësim "Apel" nga Leskoci.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues