Arkiva e lajmeve
                   

GRUAJA NGA BUJANOCI POZITIVE NË VIRUSIN KORONA

7. prill 2020.

Bujanoc - Rezultati i testit në korona virus tek bujanocasja e moshuar 77 vjeçare, është pozitiv dhe ky është rasti i tretë i Covid-19 në komunën e Bujanocit, konfirmoi drejtoresha i e Shtëpisë së Shëndetit, Dr. Lela Jovanoviq.

 "Kemi marrë konfirmimin se rezultati është pozitiv. Gruaja ndodhet në spitalin e Vrajës dhe sipas informacioneve që kam, gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme. Hulumtimi për kontakt dhe imponimi i masave të izolimit të shtëpisë tani do të bëhet nga Shërbimi Epidemiologjik i Vrajës pas procedurës", tha Dr. Jovanoviq.

Djali i pacientes, në moshën 47 vjeç, u pranua gjithashtu në spitalin e Vrajës me simptoma të virusit korona, por rezultati i mostrës së tij nuk dihet ende.

"Unë nuk jam optimiste se rezultati i këtij testi mund të jetë i ndryshëm," pranon Dr. Jovanoviq.

Para këtij rasti, në komunën e Bujanocit janë regjistruar dy infeksione me virusin korona: Një grua 74-vjeçare nga Nesalca e cila ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Nishit dhe një  55-vjeçar, i cili po kurohet në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Vraje.

Ende jemi në pritje të rezultatit të testit të personit të gjinisë mashkullore i cili u shpall i dyshimtë në fund të javës së kaluar.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues