Arkiva e lajmeve
                   

GREEN FEST: KONKURS PËR VULLNETAR (AFATI: 27.10.2017)

20. tetor 2017.

Festivali Ndërkombëtar i Kulturës së Gjelbërt „Green Fest“ fton të gjithë të rinjët deri në 30 vjet, të cilët e dojnë mjedisin, filmat, artin, mësimin dhe shoqërinë, që të paraqiten për programin vullnetar në festivalin më të madh “të gjelbërt” në rajon të Europës juglindore, i cili do të mbahet prej 14 deri 17 nëntorit, në Pallatin e Rinisë në Beograd.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten duke dërguar biografinë e shkurt dhe letrën motivuese në volonter@greenfest.rs, më së voni deri më 27 tetor 2017.

Vullnetarët e zgjedhur do të kenë mundësi që të zhvillojnë aftësitë e reja, të mësojnë që të punojnë në ekip, të njohin miqët e ri dhe bashkëpuntorët potencial. Në shtatë vitet e kaluara, përmes programit vullnetar të festivalit kanë kaluar më shumë se 300 vullnetarë të rinj të cilëve puna në festival ka qenë përvoja e tyre e parë e punës. Në këtë mënyrë Qendra për Avansim të Mjedisit Jetësor, organizator i Festivalit, vazhdon me praktikën e angazhimit të rinjëve, të cilët më vonë do të kenë mundësi që në projekte të ndryshme të marrin pjesë në punën e kësaj organizate.

“Green Fest” është festival i cili përmes filmave komercial dhe garues, ekspozitës së fotografive, prodhimeve dhe teknologjive innovative, iniciativave, punëtorive kreative, debateve, ligjërimeve dhe shumë përmbajteve tjera interesante, fillojnë  fluksin e gjelbërt të ndryshimeve të mira në shoqëri.

Për më shumë informata mund t`i gjeni në uebfaqen: www.greenfest.rs

Për këtë vit ky festival organizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë, Sekretariatit për Kulturë të Qytetit të Beogradit, Ambasadës së Francës dhe Institutit Françez, Delegacionit të UE-së në Serbi, EU Info Qendrës dhe partnerëve dhe miqëve të shumtë.

Burimi: www.greenfest.rs dhe Trupi Koordinues