Arkiva e lajmeve
                   

GRANTET INSTITUCIONALE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

4. mars 2016.

Qendra rajonale për mjedisin jetësor (REC), Zyra në Serbi, shpallë ftesën për dorëzimin e paraqitjeve për grantin institucional për të gjithë organizatat e interesuara të shoqërisë civile nga Serbia të cilat merren me mbrojtjn e mjediseve jetësore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Grantet institucionale ndahen në kuadër të Programit mbështetës të shoqërive civile në Serbi, i cili realizohet nga zyra e REC-it në Serbi, përmes ndihmës finansiare të Agjensionit Suedez për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar (SIDA).

Programi ka për qëllim të forcoj shoqëritë civile që në mënyrë efikase, aktive dhe sensitive të participoj në procesin e marrjes së vendimeve dhe krijimin e politikave në fushën e mjediseve jetësore, të marrë pjesëmarrje aktive në procesin e integrimeve europiane të Serbisë dhe në mënyrë aktive të përcjell procesin e realizimit të politkave në nivelin lokal, rajonal dhe nacional.

Organizatat e shoqërisë civile me seli në Republikën e Serbisë ftohen që të paraqiten për këtë përkrahje ekstenzive dhe nëse zgjidhen do të bëhen përdorues të përkrahjen finansiare për fuqizimin institucional të organizatava në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe programit special të dizajnuar të zhvillimit të kapaciteteve dhe avansimit të aftësive dhe diturive në shumë fusha. Organizatat e zgjedhura, gjithashtu, do të marrin për detyrë organizimin e rrjetit OCD-së dhe vendosjen e platformës për dialog me sektorin e qeverisë.

Në kuadër të këtij programi trevjeçar është siguruar buxhet prej 800.000 euroave për përkrahje direkte të fuqizimit institucional të OCD-së, përmes granteve të ndara në dy ftesa nga 400.000 euro. Shuma maksimale e grantit individual është 45.000 euro.

Konkursi për ndarjen e granteve institucionale realizohet në dy faza. Në fazën e parë të gjithë orgazitat e interesuara mund të paraqiten duke dorëzuar paraqitjet elektoronike, Deklaratat mbi interesimim. Faza e dytë e konkursit fillon me zgjedhjen e ngushtë të organizatave të cilat do të ftohen që t`i dorëzojnë aplikacionet komplete.

Ju lusim që para sjelljes së vendimit për paraqitje në këtë konkurs ta lexoni tekstin e Ftesës dhe të gjithë dokumentacionin përcjellës me udhëzimet të cilat janë të bashkangjitura në tekst, në mënyrë që të njiheni me kushtet dhe procedurën për ndarjen e granteve institucionale. Deklaratën rreth interesesimit të plotësuar në mënyrë të saktë (në gjuhën serbe dhe angleze) dorëzojeni përmes adresës elektronike office.coserbia@rec.org,, më së voni deri më 14 mars, ora 13. Paraqitjet të cilat arrijnë pas afatit të caktuar nuk do të merren në shqyrtim. 

Dokumentacionin përcjellës mund ta gjeni këtu http://serbia.rec.org/news/19/23/Institucionalni-grantovi-za-organizacije-civilnog-drustva.html

Burimi: Qendra rajonale për mjedisin jetësor (REC), Zyra në Serbi dhe Trupi Koordinues