Arkiva e lajmeve
                   

GJURIQ: FORCIMI I LIDHJEVE ME KOMUNAT NË KOSOVË E METOHI

26. dhjetor 2016.

Medvegjë – Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi ka vizituar komunën e Medvegjës dhe ka paralajmruar se Qeveria do të mundohet që të krijoj klimë politike e cila do të mundësoj që njerëzit të jetojnë më mirë, të shfrytëzohen mundësitë të cilat deri më tani nuk kanë të mjaftueshëm të shfrytëzueshme, siç është lidhja me komunat në Kosovë dhe Metohi.

„Nuk ka përmirësim të jugut të Serbisë pa përmirësimin e vendeve siç është Medvegja, me një rëndësi strategjike, sëbashku me komunat e tjera të jugut të Serbisë përshkka të lokacionit të saj, strukturës etnike dhe potencialeve ekonomike”, ka thënë Gjuriq pas takimit me kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

“Detyra e Qeverisë, është që qytetarëve të gjitha nacionaliteteve t`i mundësoj shancet ekonomike, të krijoj klimë politike e cila i mundëson që njerëzit të jetojnë më mirë këtu, dhe të shfrytëzohen mundësitë të cilat deri më tani nuk kanë qenë mjaftueshëm të shfrytëzueshme”, tha Gjuriq.

“Kjo është një mundësi e lidhjes me komunat tona në Kosovë e Metohi dhe forcimi i lidhjes së komunës së Medvegjës dhe komunave tjera nga jugu i Serbisë qendrore me komunat e Kosovës e Metohisë, sepse mendoj që ka shumëçka të mësojnë njëra nga tjetra, shumëçka në aspektin ekonomik dhe politik që mund të sëbashku të realizojnë”, tha Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, Zyra për Kosovë e Metohi, si pjesë e Qeverisë, kujdeset për komunat serbe në Kosovë e Metohi dhe ka ofruar bashkëpunimin e vet me përfaqësuesit e komunës së Medvegjës, përshkak se dihet se sa është rëndësia vitale dhe strategjike e kësaj komuna për popullin serb në këtë territor.

Gjuriq shtoi se në komunën e Medvegjës ka biseduar vetëm me përfaqësuesit e kësaj komunë, para së gjithash për zhvillimin e komunës dhe se në fokus nuk kanë qenë mardhëniet multietnike.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka thënë se secila vizitë e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë në këtë komunë ka rëndësi të madhe duke marrë parasysh moszhvillimin e kësaj komune dhe pozitën e saj gjeografike.

„Ne jemi një mjedis multientik i cili deri më tani shumë investon në mardhëniet e mirë fqinjësore dhe jemi shumë të kënaqur me këtë, dhe do të mundohemi që bashkëpunimin, posaçërisht me komunat në veri Kosovës e Metohisë, ta rrisim në nivel shumë më të madh, duke marrë parasysh se kemi edhe Banjën e Sijarinës, e cila ka potencial shumë të madh, që njerëzit tonë aty të shërohen dhe të rehabilitohet”, ka thënë Arsiq.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues